Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Ndeshjet në Arenën e Hattrickut

Arena e Hattrickut është mundësia tjetër garuese për skuadrat në Hattrick. Ka shumë lloje garuese ne Arenën e Hattrickut, nga përballjet me një ndeshje kundër njëri tjetrit e deri te garat zyrtare të shkallëve ku mund të përpiqeni që të bëheni 'Mbreti i kodrës'. Ka edhe turne vetjake që mund t'i krijoni dhe t'i drejtoni vetë, duke vendosur rregullat që dëshironi.

Vini re se ju ende mund të luani ndeshje të rregullta miqësore çdo javë edhe nëse luani në një turne.

Krijimi ose bashkimi në një turne

Arena e Hattrickut e ka një rregull të epshëm në krijimit të turneut. Është e mundur të bashkoheni në turne të krijuar nga të tjerët ose të krijoni një për veten dhe miqtë tuaj, duke përdorur rregulla vetjake për ta bërë garimin më tërheqës.

Si krijues i një turneu, ju mund të vendosni për të gjitha çështjet e turneut. Emri, përmasat, madhësia, koha e ndeshjeve dhe rregulla të veçanta, të tilla si lejimi i vetëm i një llojit të caktuar lojtarësh (mosha, vendas, më pak ose më shum) ose vendosja e një kufiri në rrogat e lojtarve ose fuqisë për skuadrat pjesëmarrëse.

Të gjithë mund të caktojnë një turne duke përdorur kreditet e Hattrickut. Krijimi ose hyrja në turne falas është gjithashtu e mundur nëse jeni një mbështetës i artë, platin ose diamanti.

Ditët e ndeshjeve në Arenë

Ndeshjet në Arenën e Hattrick zhvillohen në vende asnjëanëse dhe ato nuk ju japin asnjë të ardhur nga shikuesit (dhe asnjë anëtarë të rinj në shoqatën tuaj të tifozëve).

Të gjitha ndeshjet në Arenën e Hattrickut përdorin të njëjtat të dhëna ndeshjesh, si në ndeshjet e rregullta. Kështu që forma e lojtarëve tuaj, aftësitë, përvoja, lëndimet etj në ditën e ndeshjes do të përdoren. Megjithatë, janë edhe dy përjashtime: shpirti i skuadrës (dhe vetbesimi) vendosen në një shkallë të palëvizschme dhe ndëshkimet veprojnë ndryshe. Shikoni më poshtë për hollësirat.

Ndeshjet gjithashtu nuk kanë asnjë ndikim mbi skuadrën tuaj ose te lojtarët tuaj pas ndeshjes. Lojtarët nuk marrin asnjë stërvitje ose përvojë nga këto ndeshje, as ndeshjet nuk ndikojnë në përvojën e rreshtimit, shpirtin dhe vetbesimin e skuadrës.

Betejat e ligave dhe trofetë

Në Arenën e Hattrickut do të gjeni gjithashtu disa gara zyrtare. Këto janë krijuar nga Hattricku dhe ju mund të merrni pjesë pa pagesë, nëse ftoheni.

Në Betejat e ligave, ju dhe drejtuesit e tjerë të ligës suaj garoni së bashku kundër ligave të tjera në divizionin tuaj. Çdo qark, liga juaj lufton kundër një lige tjetër, ku secila prej skuadrave pjesëmarrëse do të përballet me njërën nga skuadrat e tjetrës. Qëllimi është që në fund të sezonit, të festoheni si liga më e mirë e divizionit tuaj!

Hattricku ndërmer gjithashtu edhe dy turne Trofeu, të dyja të luajtura gjatë pushimit të sezonit. Trofeu i gjeneratës është një turne ku drejtuesit që kanë filluar të luajnë Hattrick në të njëjtën kohë përballen me njëri-tjetrin.

Trofeu i mbështetësit është një turne shtesë për të gjithë mbështetësit e tanishëm të Hattrickut.

Hollësirat e rrjedhojave ne Arenën e Hattrickut

Të gjitha hollësirat që duhet ti dini për ndeshjet në Arena janë renditur këtu:

  • Shpirti i skuadrës: Shpirti vendoset gjithmonë në një shkallë të palëvizshme (të kënaqur) për garat në Arenë.
  • Vetbesimi i skuadrës: Vetbesimi vendoset gjithmonë në një shkallë të palëvizshme (i mrekullueshëm) për garat në Arenë.
  • Lëndimet: Nuk do të ketë lëndime gjatë garimeve në Arenë, por nëse lojtari juaj tashmë ka një lëndim nga një ndeshje e zakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të luajë.
  • Kartonat (Turnet Personale): Turnetë kanë statusin e tyre të kartonave, dhe kanë një sistem krejtësisht të ndryshëm të kartonave të kuqe / të verdhë nga Hattrick 'normal'. Si e tillë, çdo kartë e marrë në një ndeshje të turneut do të llogaritet vetëm për ndeshjet që janë pjesë e atij turneu. Po ashtu, nqs një lojtar ka karton të kuq në Hattrick-un normal, ai do të jetë në gjendje për të luajtur në një ndeshje të turneut.
  • Kartonat (Shkallët): Kartat nuk llogariten fare në turnet e shkallëve.
  • Stërvitja: Lojtarët nuk do të marrin ndonjë stërvitje nga ndeshjet e turneut.
  • Eksperienca: Lojtarët nuk fitojnë ndonjë eksperiencë nga të luajturit në ndeshjet e turneut.
  • Eksperienca e formacionit: Përvoja juaj aktuala në formacionin e Hattrick "normal" përdoret edhe për ndeshjet e turneut. Megjithatë, ju nuk do të fitoni ndonjë eksperiencë të formacionit nga ndeshjet e turneut.

Shkallët

Qëllimi te shkallët është që të arrini në shkallën më të lartë dhe të bëheni 'Mbreti i kodrës'. Pastaj të qëndroni atje për aq kohë sa të mundeni. Për të arritur në majën ju duhet të sfidoni skuadrat e tjera, të renditura sipër jush në shkallë, dhe nëse fitoni, ju merrni vendin e tyre në shkallë.

Rregullat e sfidimit

Pozicioni juaj aktual në shkallë ndikon se cilat ekipet ju jeni në gjendje për të sfiduar.

  • Pozita 2-5: Mund të sfidojë vetëm skuadrën që gjendet menjëherë mbi ta në shkallë.
  • Pozita 6-11: Mund të sfidojë ekipet 1-2 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 5.
  • Pozita 12-18: Mund të sfidojë ekipet 1-3 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 10.
  • Pozita 19-39: Mund të sfidojë ekipet 1-5 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 16.
  • Pozita 40-63: Mund të sfidojë ekipet 1-7 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 35.
  • Pozita 64-99: Mund të sfidojë ekipet 1-10 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 57.
  • Pozita 100-129: Mund të sfidojë ekipet 1-15 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 90.
  • Pozita 130-169: Mund të sfidojë ekipet 1-25 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 115.
  • Pozita 170-199: Mund të sfidojë ekipet 1-35 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 145.
  • Pozita 200-249: Mund të sfidojë ekipet 1-50 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 165.
  • Pozita 250-599: Mund të sfidojë ekipet 1-75 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 200.
  • Pozita 600-1099: Mund të sfidojë ekipet 1-100 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 525.
  • Pozita 1100-2499: Mund të sfidojë ekipet 1-250 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 1000.
  • Pozita 2500-5499: Mund të sfidojë ekipet 1-500 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 2250.
  • Pozita 5500+: Mund të sfidojë ekipet 1-1000 vende sipër tyre, por jo më lart se pozicioni 5000.

Sfidanti paguan për këtë ndeshje dhe ekipi i sfiduar automatikisht pranon sfidën. Ndeshja luhet 24 orë pasi sfida është bërë. Nëse sfiduesi do të fitojë, atëherë Kreditet do të rimbursohen.

Pozicioni ndryshon pas ndeshjes

Nëse ju sfidoni një ekip dhe fitoni, ju merrni pozicionin e atij ekipi që ju sfiduat. Ekipi i sfiduar lëviz poshtë 1 pozicion (kjo vlen edhe për ndonjë ekip tjetër në mes të dy ekipeve në shkallë).

Shembull: Skuadra A është në pozicionin 54 dhe sfidon B, aktualisht 47. Nëse fiton A, A merr pozitën e 47 nga B. B lëvizet poshtë në pozicionin 48, dhe ekipi që e mbante pozicionin 48 është lëvizur më poshtë në 49, ekipi që e mbajti pozicionin 49 është lëvizur poshtë në të 50, dhe kështu me radhë.

Nëse sfidoni një ekip dhe humbisni, të dyja ekipet qëndrojnë në vendet e tyre përkatëse.

Periudha e pritjes së sfidës

Pas një ndeshje në të cilën ju jeni sfiduar, ekipet e tjera nuk mund të ju sfidojnë për 12 orë (nga fillimi i ndeshjes)​​. Kjo ju jep një shans për të sfiduar një ekip më lart dhe të ngjitni shkallët.

Pas një ndeshje në të cilën ju keni qenë sfidant, ju nuk mund të sfidoni një tjetër ekip për 12 orë (nga fillimi i ndeshjes)​​. Kjo është që ti japi ekipeve të tjera një shans për të ju sfiduar juve. Ajo është gjithashtu për të parandaluar skenarët ku për shembull # 2 gjithmonë menjëherë sfidon # 1, duke e bërë të pamundur për # 3 për të sfiduar atë dhe të marrë atë pozicion.

 
Server 083